Aksidenti në Rrugën e Kombit, policia: 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në Rrëshen. Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre 3 fëmijë.

“Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhen në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Albeu.com./


Shtuar 3.06.2023 22:22