Një nga të plagosurit në aksidentin e rëndë që ndodhi pak më parë në aksin Milot-Rrëshen ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Tre të lënduarit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës nën kujdesin intensive të mjekëve. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:55, pranë fshatit Skuraj ku u përplasën një mjet tip ‘Renault’ me një tip ‘Ford’./albeu.com