Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin Korçë – Bilisht, ku njofton se kanë mbetur 4 të lënduar, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.
Të lënduarit:
-Drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollari.
-Drejtuesi i mjetit “Renault”, Jetnor Lumani.
– Pasagjerja e mjetit tip “Toyota”, Johana Elmasllari
– Pasagjeri i mjetit “Renault”, Astrit Muhaxhiri.
Ata ndodhen në Spitalin e Korçës. Mësohet se Johana Elmasllari, ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./albeu.com