Aksidenti në Kardhiq – Sarandë, 5 të plagosur, mes tyre 3 të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Kardhiq – Sarandë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 5 persona, dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 të mitur.

Ndërsa vazhdon të mbetet i bllokuar qarkullimi nga të dyja anët e rrugës.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur. Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shtuar 9.08.2022 11:59