Disa shqiptarë janë në mesin e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Greqi. Këtë e ka konfirmuar për AlbEu.com, ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.
“Ka disa shqiptarë të lënduar në Greqi, viktima për momentin asnjë”, ka thënë ajo, ndërsa theksoi se gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Kujtojmë se nga aksidenti, ku u përplasën dy trena, ka 36 viktima dhe 85 të lënduar.
Ka qenë ambasada dhe konsullata që konfirmuar se të lënduar janë 5 shqiptarë.
“Përshëndetje! Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.
5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, thuhet në njoftim.a/albeu.com