Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd, ku nga përplasja e dy automjeteve, për pasojë humbi jetën një shtetas kinez dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, këtë të martë policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë V. M., 26-vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33-vjeç, ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.
Të lidhura
None found
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasin V. M., 26-vjeç, banues në Pogradec, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet me targa kineze, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit”, thuhet në njoftimin e policisë.
