Aksidenti me katër viktima në Tepelenë, ndërron jetë pas dy javësh te Trauma 58-vjeçari

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë personi i pestë i përfshirë në aksidentin e 17 marsit në Tepelenë.

Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Katër persona ndërruan jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës 17 mars 2024, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Makina tip Mercedes Benz që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapa humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.

Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj.

E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.

Të plagosur në gjendje të rëndë mbetën Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy u transportuan fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas u nisën drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë. Ditën e sotme fatkeqësisht, Jani Meta ka ndërruar jetë./albeu.com


Shtuar 2.04.2024 21:47