Aksidenti ia ndërpreu pushimet në Shqipëri, australiani i famshëm operohet me sukses në Spitalin Amerikan

Një turist i famshëm australian që kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tij është përballur me një ngjarje të papritur, pasi u aksidentua me motor dhe pësoi një frakturë serioze në këmbë. Por gjithcka ka ndodhur më pas, e ka shtyrë atë të bëjë një postim ku ai ka treguar eksperiencën pozitive në Spitalin Amerikan 3.

Joule Sullivan, një australian 44-vjeçar që prej vitesh jeton në Dubai dhe ushtron atje veprimtarinë e tij si sipërmarrës, është ish-ushtarak dhe profesionist me karrierë ndërkombëtare në sektorin e sigurisë. Llogaria e tij në Instagram ndiqet nga më shumë se 725 mijë ndjekës.

Të lidhura

None found

Këtë vit ai kishte zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushime, por planet e tij ndryshuan tërësisht pas një aksidenti me motocikletë, nga i cili pësoi një frakturë të rëndë në tibien e majtë, transmeton Albeu.com.

Pasi mori vlerësimin e parë mjekësor në Vlorë, Sullivan vendosi t’ia besonte vazhdimin e trajtimit ortopedik stafit të Spitalit Amerikan 3.

Ekzaminimet dhe konsultat me specialistët u pasuan nga një operacion me reduktim të mbyllur dhe fiksim të brendshëm. Procedura kirurgjikale u krye me sukses nga Dr. Ledian Fezollari së bashku me ekipin e Ortopedisë.

Faza e rehabilitimit nisi menjëherë pas ndërhyrjes, me mbështetjen edhe të ekipit të fizioterapisë.

Vetë Joule ka rrëfyer përvojën e tij lidhur me shërbimin dhe kujdesin e marrë nga ekipi i Spitalit Amerikan 3, duke postuar ne Instagram eksperiencen e tij me titull “Reflektime nga një javë në një spital në Shqipëri”.

 


Shtuar 16.08.2026 23:26

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibom