Aksidenti i trefishtë në Fier, drejtuesit përfundojnë në spital

Tre automjete janë përplasur mesditën e sotme me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fier – Vlorë, saktësisht në zonën e Zhupanit.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar rëndë, por drejtuesit e mjeteve kanë shkuar në spital për të bërë kontrollet mjekësore.

Nga aksidenti janë dëmtuar tre automjete dy “Toyota” dhe një “Opel”.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve në këtë aks rrugor u krijua trafik në të dy senset e saj. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Ky është një aks me fluks automjetesh, pasi lidh Fierin me Levanin e më pas me të gjithë jugun e vendit.