Aksidenti i rëndë në Milot, kush është 35-vjeçari që humbi jetën

Aksidenti i ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, i mori jetën një prej drejtuesve të mjetit, identifikuar si Fitor Ollomani, 35 vjeç.

Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës dhe  ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe një fëmijë në momentin kur ndodhi përplasja.

Gjithashtu nga aksidenti mbeti i lënduar një pasagjere.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.05.2021 13:48