Aksidenti i rëndë në Lezhë – Shkodër, ndërron jetë në spital 47-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Një makinë përplasi një motoçikletë e për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Pëllumb Marashi.

Sot, mësohet se fatkeqësisht 47-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra./albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 08:30