Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut, sipas raportimit të mediave gjermane. Sipas raportimeve, të paktën pesë persona kanë humbur jetën
Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.
Pesë punëtorët po punonin në një bosht ashensori. 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë.