Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, identifikohet viktima (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, me pasojë vdekjen e 35-vjeçarit Flobert Ajazi, dhe janë plagosur dy pasagjerë në mjetin që drejtohej nga Ajazi.

Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35-vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 19.09.2025 10:22