Aksidenti i rëndë në “Astir”, arrestohet shoferi i makinës

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin P. M. (M)., banues në Durrës. Ky i fundit duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Në pamjet e siguruara nga Albeu.com shihet se këmbësori ka kaluar mbi bordurat e autostradës në zonën e Unazës së Re dhe makina e ka marrë përpara.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 3.04.2023 10:17