Aksidenti fatal që u mori jetën të rinjve në Kosovë, dy nga viktimat ishin futbollistë, reagon KF Gjakova

Aksidenti i rëndë që u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit, është shkaktuar si pasojë e garave me makina, ku njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare.

Sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Dy nga viktimat Lordi dhe Molosi, ishin edhe futbollistë.

Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova”, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

Reagimi:

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, shkruhej në postim.


Shtuar 17.12.2023 10:45