Njësitë speciale të policisë në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë kërkimet për trupat e tre pjesëtarëve të familjes Pacolli nga Koosva që rabë dje në lumin Lepenc, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Në makinë ndodhehsin katër pasagjerë, anëtarë të një familjej, ku djali 20 vjeçar ka shpëtuar, ndërsa trupat e prindërve dhe fëmijës tjetër 15 vjeçar nuk janë gjetur ende.
Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën, por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se në veturën e aksidentuar BMË me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup. Ndërkohë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuliuar emrat e viktimave, me të cilët duket se ka lidhje fisnore.
Pacolli shkruan në Facebook se në këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. “Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, shkruan ai./albeu.com/