Aksident tragjik pas muajit të mjaltit, nusja vdes, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Fati i një çifti të sapomartuar rezultoi tragjik.

Graziella Parente, 31 vjeç nga Coreno Ausonio dhe Francesco Piccolino, 33 vjeç nga Ausonia u përfshinë në një aksident tragjik katër ditë pasi ishin kthyer nga muaji i mjaltit në Tajlandë.

Si pasojë e aksidentit, Graziella humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Dinamika e aksidentit

Në aksident është përfshirë një Fiat 500 i drejtuar nga një e re nga San Giorgio a Liri dhe një motoçikletë Yamaha me çiftin e martuar në bord.

Graziella vdiq në ambulancën që po e çonte në spitalin në Santa Scolastica në Cassino.

Motoçikleta po kthehej nga Cassino dhe po udhëtonte drejt Ausonia, nuk dihet nëse makina po hynte apo dilte në një rrugë të ngushtë ku ka një lokal dhe një artist tatuazhesh.

Goditja ishte aq e fortë sa çifti përfundoi disa metra në ajër dhe më pas u përplasën në tokë.

Ata u martuan më 23 korrik

Ata u martuan më 23 korrik në kishën e Santa Maria Vergine në Coreno Ausonio.

Ajo punoi si kamariere në pijetoren ‘Male e Peggio’ në Via Virgilio në Cassino. Ai është një punëtor në një fabrikë në zonën e Frosinone.

/Albeu.com./

 


Shtuar 9.09.2023 21:01