Aksident tragjik në SHBA, autobusi me nxënës përplaset me kamionin, 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Një autobus i mbushur me nxënës të shkollave të mesme u pwrplas nga një gjysmë kamion në një autostradë në Ohio të martën në mëngjes, duke lënë gjashtë persona të vdekur dhe 18 të plagosur, thanë zyrtarët.

Tre pasagjerë në autobusin me studentë dhe shoqërues, u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha Patrulla e Autostradave të Shtetit të Ohajos të martën mbrëma.

Ata u identifikuan si John W. Mosely, 18 vjeç, nga Mineral City; Jeffery D. Worrell, 18 vjeç, nga Bolivar; dhe Katelyn N. Owens, 15 vjeç, nga Mineral City.

“Ky është makthi ynë më i keq, kur kemi një autobus plot me fëmijë të përfshirë në një aksident,” tha guvernatori i Ohajos, Mike DeWine gjatë një konference për shtyp në vendngjarje.

“Lutjet shkojnë për familjet, të gjithë ata që ishin në autobus.”

Një total prej 15 studentësh dhe shoferi i autobusit u dërguan në spitalet e zonës, thanë zyrtarët.

Të tre personat në një nga automjetet e pasagjerëve të përfshirë gjithashtu në aksident u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha patrulla e autostradës.

Ata u identifikuan si Dave Kennat, 56 vjeç, nga Navarra; Kristy Gaynor, 39 vjeç, nga Zoar; dhe Shannon Wigfield, 45 vjeç, nga Bolivar.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i mjetit tjetër të pasagjerëve.

Të gjitha automjetet po udhëtonin drejt perëndimit në Interstate 70 në Licking County, rreth 26 milje (42 kilometra) në lindje të Columbus, rreth orës 9 të mëngjesit kur ndodhi përplasja me reaksion zinxhir.

Më pas, të paktën tre automjete morën flakë, tha patrulla e autostradës. Shkaku i aksidentit është nën hetim./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 09:22