Aksident tragjik në Itali, vdesin 5 të rinj (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e djeshme Italinë, ku kanë humbur jetën 5 të rinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Breshia, në rrugën provinciale 45, të komunës Rezzato.

Një makinë u përplas në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, me një autobus.

Përplasja ishte mjaft e fortë dhe për të rinjtë nuk mund të bëhej asgjë, pasi ndërruan jetën në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Breshia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus, pasi ata po udhëtonin në korsinë e gabuar. Përplasja ka ndodhur pak pas orës 22:30.

Pesë të rinjtë vdiqën menjëherë: ata janë tre 21-vjeçarë, Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

I plagosur është shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen pasi makina zuri korsinë e kundërt. Në automjet nuk kishte pasagjerë.

Burri, 58 vjeç, u transportua në spital në gjendje shoku. Në vendin e tragjedisë kanë mbërritur edhe disa të afërm të viktimave. Disa dëshmitarë, të intervistuar nga gazeta Bresciaoggi, folën për ‘një skenë apokaliptike, të fundit të botës’.


Shtuar 23.01.2022 09:20