Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë rrugës Pievaiola pranë Strozcapponi, në komunën e Corciano, Itali.
Një 23-vjeçar shqiptar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur duke ndërruar jetë.
23-vjeçari po drejtonte një Alfa Romeo dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Miqtë e tij, që ndodheshin me të në makinë, pësuan lëndime të lehta dhe u transportuan menjëherë në spitalin e afërt në Perugia.
Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com