Një aksident i rëndë në Motta di Livenza i ka marrë jetën dy vajzave, njëra prej tyre e mitur. Dy të tjerë janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë.
Pavarësisht ndihmës të menjëhershme, mejkët kanë konstatuar vdekjen e dy vajzave të moshës 17 dhe 19 vjeç, kjo e fundit me origjinë shqiptare.
Të lidhura
None found
Karabinierët kanë devijuar qarkullimin dhe kanë kryer hetimet për aksidentin.
Të katër, të gjithë të rinj, ndodheshin në makinën që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Pordenone. Për shkaqe nën hetim, makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë në krahun e kundërt me drejtimin e saj të lëvizjes.
Viktimat janë Eralda Spahillari, 19-vjeçarja shqiptare por me nënshtetësi greke, banuese në Ponte di Piave dhe Barbara Brotto, 17-vjeçare nga Oderzo, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.
I plagosur rëndë ka mbetur shoferi 19-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Trevisos dhe një 18-vjeçar është transportuar në spitalin e Mestres./Albeu.com/
