Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë u përplas me një mjet tip Volkswagen Caddy.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Caddy po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta tentoi të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Të lidhura
None found
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.
