Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, pjesë e superstradës Lezhë–Shkodër.
Një automjet tip “Audi” ka goditur një minipatinë, me të cilën udhëtonte një 12-vjeçar. I mituri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Të lidhura
None found
Pas përplasjes, drejtuesi i “Audit” humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për dokumentimin e aksidentit, si dhe për përcaktimin e rrethanave e dinamikës së tij. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga efektivët.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
