Aksident tek ish-Shqiponja, makina përmbyset brenda në tunel (VIDEO)

Një makinë është aksidentuar paraditen e sotme në një nga tunelet e hapura për kalimin e automjeteve në zonën e ish-Shqiponjës.

Siç duket edhe nga këto pamje, makina është kthyer përmbys duke shkaktuar, duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar më pas.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërsa nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar mbi aksidentin dhe nuk dihet nëse ka të plagosur./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 13:51