Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, gjë e cila ka shkaktuar edhe humbjen e kontrollit.
Bëhet me dije se personi cili drejtonte automjetin ka marrë lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Të lidhura
None found
