Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin nga automjetet.
Ato janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa siç shihet edhe në foto automjetet janë dëmtuar.
Të lidhura
None found
Kjo situatë ka sjell një kolaps në qarkullimin rrugor, pasi prej 40 minutash rruga ka qenë e bllokuar. Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
