Mëngjesin e sotëm, një aksident me disa të plagosur është regjistruar në zonën pranë fshatit Novoselë të Vlorës.
Sipas informacioneve, mësohe se shoferi i një mjeti tip kamioniçinë me materiale ndërtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Brenda në mjet kanë qenë 6 persona dhe 4 prej tyre kanë marrë lëndime dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.