Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Polici njofton se automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.
69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/