Aksident në Tiranë, makina përplaset me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një makinë është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Mësohet se shoferja e makinës është lënduar dhe është nisur drejt spitalit.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.11.2022 20:04