Aksident në Tiranë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, një prej mjeteve përfundon në kantierin e ndërtimit

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku dy makina janë përplasur në afërsi të një kantieri ndërtimi.

Siç shihet edhe në foto, njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur brenda në kantier.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz.


Shtuar 2.02.2024 08:29