Aksident në Tiranë, 10-vjeçari goditet nga motori dhe makina, arrestohet 27-vjeçari, procedohet shoferi që iku

Një fëmijë 10-vjeç është përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, ku është goditur radhazi nga dy mjete. Drejtuesi i motomjetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj shoferit të automjetit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Nga informacionet zyrtare, rezulton se i mituri u përplas fillimisht nga një motomjet i drejtuar prej një 27-vjeçari pa leje drejtimi. Pas kësaj goditjeje, dyshohet se 10-vjeçari u përplas edhe nga një makinë që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Të lidhura

None found

Pas aksidentit, drejtuesi 47-vjeçar u largua me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kryen kërkime, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa ai po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, policia vuri në pranga në kushtet e flagrancës 27-vjeçarin që drejtonte motomjetin pa patentë.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, ku po trajtohet nga mjekët. Sipas bluzave të bardha, i mituri është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprimet e mëtejshme ligjore.


Shtuar 7.08.2026 14:04

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss