Aksident në Shkodër, turistëve çekë u del makina nga rruga

Një makinë me turistë çekë është aksidentuar ditën e sotme në Tamarë të Kelmendit. Mësohet se ka dalë makina nga rruga dhe për pasojë turistët çekë kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe urgjenca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.

Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë./albeu.com