Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në fshatin Trush, ku një 50- vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit i cili për pasojë është rrëzuar.
Sipas informacioneve policore, shtetasi S. L. është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.