Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali” në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, një motomjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, 47-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
