Aksident në Shkodër/ 32-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Pak momente më parë, një aksident është regjistruar në Shkodër.

Një makinë është perplasur me një autobus, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 32 vjeçar.

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues një 32-vjeçar, është përplasur me autobusin me drejtues një 63-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 24.02.2024 14:11