Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur nënë Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, afër Rubikut, duke lënë dy persona të lënduar rëndë.
Informacionet e para flasin për një përplasje të dhunshme mes dy makinave. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve.
Të lidhura
None found
Fillimisht, të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Mirditës për trajtimin fillestar. Për shkak të gjendjes së rënduar, ata janë transferuar më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
Policia ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti. Dyshimet e para tregojnë se shkak mund të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga njëri prej automjeteve.
