Aksident në “Rrugën e Arbrit”/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy 22-vjeçarë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Arbrit.

Një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit, ka përfunduar në lumë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit.

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy të rinj 22-vjeçarë nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D, të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve, ndërsa automjeti është bërë copash për shkak të rënies në humnerë.

 


Shtuar 10.09.2024 08:30