Aksident në Rinas, në pritje të ambulancës për të marrë vajzën e plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Rinas.

Mësohet se një fouristradë është përplasur me një automjet tip Benz.

Si pasojë, ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është e shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës.

Pritet që policia dhe grupi hetimor të mbërrijnë në vendngjarje, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Shtuar 18.07.2021 12:55