Aksident në qendër të Elbasanit, makina “ngatërron” rrugën dhe ia fut pemëve

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në qendër të qytetit te Elbasanit.

Një makinë tip Mercedes Benz ka devijuar nga rruga duke u përplasur me pemët e parkut që ndodhen pranë Pallatit të Sportit.

Nga përplasja është lënduar lehtë shoferi i makinës i cili është dërguar në spital.

Fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë në rrugë gjatë momentit të përplasjes./albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 20:53