Aksident në në aksin Lushnje-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”.

Të lidhura

None found

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë Rrugore, automjeti tip “VW”, i cili vinte nga Kashtbardha, ka prerë rrugën e “Benz”-it. Si pasojë e përplasjes, “Benz”-i ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me automjetin tip “Ford”.

Shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer procedurat e nevojshme dhe duke disiplinuar trafikun, i cili për pak minuta u rëndua në këtë segment rrugor.

Ky aks rrugor vjen vetëm dy ditë pas një tjetër përplasjeje në të njëjtin aks, e cila përfundoi me dy persona të lënduar rëndë, duke rikthyer vëmendjen te problematika e sigurisë rrugore në këtë zonë.


Shtuar 16.12.2025 14:53