Këtë të premte, një minator 33-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
Mësohet se minatori 33-vjeçar me inicialet N.A, ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.
Ai është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali, kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33- vjeçarit.