Aksident në mesnatë në Lezhë: Makina tjetër i merr para, plagosen rëndë dy vajza

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë ku janë përfshirë dy mjete dhe janë lënduar dy shtetase.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pak para mesnate, janë aksidentuar dy mjete me drejtuese një 23-vjeçare nga Mirdita dhe një 43-vjeçar nga Lezha.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 2 shtetase, drejtuesja e makinës 23-vjeç dhe pasagjerja 20-vjeçare, të cilat gjenden në spital por jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së kaluar, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 08:32