Aksident në Maliq, plagoset 17-vjeçari dhe shoferi i automjetit

Një aksident ka ndodhur në Maliq pasditen e sotme, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia bën me dije se rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 19.11.2023 18:56