Aksident në Lushnjë/ Makina përfundon në kanal, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në daljen e rrugës për Bubullimë.

Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë, nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit K.H. është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.


Shtuar 29.03.2024 15:22