Një aksident raportohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër mbrëmjen e kësaj dite.
Siç raporton gazetari, aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Balldre, ku rapotohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./albeu.com/