Pasditen e kësaj të diele, një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Kune-Shëngjin, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur dy motorë.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.