Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona.

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 19.12.2025 19:50