Aksident në “Lezhë-Milot”, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot. Mësohet se një motor, i cili ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore për në autostradë, është përplasur nga një makinë.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në spitalin e Lezhës.

Në motor ndodheshin dy persona, të cilët kanë marrë disa fraktura në trup si pasojë e goditjes.

Një motor, i cili ka qen duke dalë nga një rrugë dytësore për në autostradë, është përplasur me një makinë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Shtuar 16.01.2024 11:11