Aksident në Laç, mjeti përplas motoçikletën

Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.

Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 14.09.2022 17:32

Tags: