Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas informacioneve zyrtare policore, një 65-vjeçar në fshatin Gryk-Çajë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës / Informacion paraprak
Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.